Sporti

Vieira pozitiv me koronavirus, mungon në stolin e Crystal Palace ndaj Tottenhamit

12/26/2021 13:47
nga:E K

Situata me koronavirus në futbollin anglez është ende e rënduar.

Shumë lojtarë dhe trajnerë janë prekur nga virusi dhe nuk po mund të paraqiten në ndeshje, disa duele madje edhe janë shtyer, shkruan GazetaBlic Sport.

Së fundmi, trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Vieira nuk do jetë në gjendje të jetë në stolin e Crystal Palace sot ndaj Spurs pasi ndodhet në izolim.

Në të njëjtën situatë është edhe trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard i cili do mungojë sot ndaj Chelseat.

/GazetaBlic Sport/