Sporti

Tjetër tragjedi, kapiteni i ekipit algjerian vdes në fushë

12/26/2021 11:48
nga:E K

Sofiane Lokar, kapiteni i ekipit algjerian Mouloudia Saida, ka ndërruar jetë të shtunën pas një ataku kardiak.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes së skuadrës së tij kundër Oran Association, të shtunën, në ligën e kategorisë së dytë.

Sufian Lokar, 30 vjeç, u rrëzua papritur në fushë gjatë ndeshjes dhe stafi mjekësor nxitoi për t’i shpëtuar jetën, por ai dha frymën e fundit, pasi pësoi një atak në zemër.

Sofiane ishte martuar vetëm një javë më parë.