Sporti

Situatë alarmante me koronavirus edhe në Belgjikë, mbyllen dyert e stadiumeve

12/26/2021 00:02
nga:Mergim Rreci

Situatë emergjente prej COVID-19 edhe në Belgjikë.

Futbolli do të rikthehet në Belgjikë këtë të dielë pas festimeve të Krishtlindjes por rastet e shumta me koronavirus kanë detyruar organizatorët të shtynë sfidën e Jupiler League mes Antwerp dhe Kortrijk pasi te skuadra ku aktivizohet edhe Radja Nainggolan janë plot 9 antarë, futbollistë dhe pjestarë të stafit të prekur me COVID.

Ndërkohë që qeveria belge ka marrë vendimin që të gjitha ndeshjet nga e diela e në vazhdim të luhen me dyer të mbyllura. Pas 20 ndeshjesh kampionati në Belgjikë kryesohet nga surpriza Royale Union që ka ardhur nga kategoria e dytë.