Top Channel ka siguruar foton e 24-vjeçarit, Kristjan Magjuni, i cili mbeti i vdekur këtë të shtunë në aksidentin e ndodhur në rrugën e Talës në Lezhë bashkë me të fejuarën e vëllait të tij, Atjola Ademi vetëm 16 vjeç.
Makina tip “Pegeot ” me të cilën po lëviznin, ku drejtues ishte 24-vjeçari ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin ndarës të një shtëpie.
Përplasja ka qenë fatale, bazuar edhe në pamjet e dërguara nga korrespondentja e Lezhës, Brixhilda Deda, ku pjesa e xhamit të përparmë është bërë copash bashkë me anën e majtë të makinës.
Aksident i rëndë me dy të vdekur në Lezhë