Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone nuk ka dyshim se Lewis Hamilton (Mercedes) do të braktisë konkurrencën dhe do të ndjekë qëllime të tjera.
“Kam folur me babanë e tij kohët e fundit dhe kuptova se ai nuk donte të fliste për të ardhmen e djalit të tij. Unë mendoj se Hamilton do të tërhiqet dhe nuk do të garojë vitin e ardhshëm. Zhgënjimi që pati në Abu Dhabi ishte i madh. Unë e kuptoj në mënyrë të përsosur”, tha ish-piloti i Formula 1, në një intervistë për Blick, përcjell GazetaBlic Sport.
Hamilton ka qenë i heshtur që nga Grand Prix-i i fundit dhe thashethemet janë shtuar për pensionimin e tij të mundshëm.
/GazetaBlic Sport/


