Sporti

Arnold tregon se kë do dëshironte t’i kishte bashkëlojtarë te Liverpooli

12/24/2021 16:02
nga:E K

Trent Alexander Arnold ka treguar se kë do e donte si bashkëlojtarë te Liverpooli.

Anësori i Liverpoolit, u pyet se kë do e transferonte te Liverpool në video lojën FIFA22,shkruan GazetaBlic Sport.

Arnold zgjodhi dy lojtarë nga rivalët e Premierligës, konkretisht, Son dhe De Bruyne.

“De Bruyne dhe Son”, ishte përgjigja e shkurtër e Arnold.

“De Bruyne sepse e pëlqej shumë si lojtar. Vizioni i tij, teknika, saktësia. Lojtar i shkëlqyer. Asistet dhe shanset që krijon ai janë të mahnitshme”, shtoi mbrojtësi.

“Son, përsëri, lojtar i shkëlqyer. Shpejtësia, finalizimi”, tha anglezi.

/GazetaBlic Sport/