Barcelona do të jetë shumë pranë mbylljes së nënshkrimit të Ferran Torres nga Manchester City, por ky nuk ishte lojtari i vetëm që kërkon skuadra katalaunase për riformulimin e skuadrës që po starton.
Sipas Eurosport, skuadra spanjolle donte të siguronte edhe shërbimet e mbrojtësit të krahut João Cancelo dhe mesfushorit Bernardo Silva, i cili në merkaton e verës u lidh me disa klube, përcjell GazetaBlic Sport.
Problemi është se dy ndërkombëtarët portugez kanë qenë në një rëndësi të madhe këtë sezon dhe kampionët e Anglisë nuk janë në dispozicion për të negociuar shërbimet e tyre.
Përveç Cancelo dhe Bernardo Silva, një tjetër lojtar që pëlqen Barça është edhe anësori anglez Raheem Sterling.
/GazetaBlic Sport/


