Sporti

Këta janë katër lojtarët e Real Madridit që shërohen nga COVID-19

12/23/2021 12:01
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit është duke “luftuar” me virusin Covid-19.

Disa lojtarë madrilenë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe kanë munguar në ndeshjet e fundit, duke lënë Ancelottin me pak zgjidhje për formacion, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, tani klubi madrilen ka marrë një lajm fantastik, pasi katër lojtarë kanë testuar negativ.

Rodrygo, Bale, Davide Ancelotti dhe Alaba kanë testuar negativ për COVID-19.

Klubi ju ka dhënë 6 ditë pushim për të gjithë ata që më pas do të kthehen në punë në datën 29 me teste paraprake PCR të cilat poashtu duhen të jenë negative.

/GazetaBlic Sport