Lajme

Kuvendi miraton Projektligjin për inspektimet

12/23/2021 11:29
nga:M K

Kuvendi ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për inspektimet, i paraqitur nga zëvendës-kryetarja e Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Ndërmarrësi, Jeta Statovci.

Prejektligji u miratua me 67 për dhe 10 kundër.

Qëllimi i këtij projekt-ligji është të përcaktoj parimet e inspektimit, rregullat për organizimin e organeve inspektuese në kompetencë të administratës shtetërore dhe komunale , si dhe rregullat për koordinim e veprimtarive të inspektimit dhe procedurën e inspektimit”, tha Statovci.

Për këtë Projektligj u miratuan 29 amandamentet, ku nuk abstenoi asnjë deputet e as nuk kundërshtuan, pos Arben Gashit të LDK-së që votoi kundër amendamentit me numër 4.

MSh: Vaksinohu, kujdesu për veten e familjen!