Sporti

ZYRTARE/ FIFA publikon renditjen e kombëtareve për vitin 2021, kjo është pozita e kombëtares së Shqipërisë

12/23/2021 11:23
nga:Lorik J

Shtëpia e futbollit, FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve, të fundit për vitin 2021.

Kombëtarja e Shqipërisë pozicionohet në vendin e 66’të në ranklistën botërore, shkruan GazetaBlic Sport.

Shqipëria ka lënë pas kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, që ndodhet në pozitën e 67’të.

Vlen të theksohet se kombëtarja e Shqipërisë para disa ditësh ka mësuar edhe shortin për Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.