Shtëpia e futbollit, FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve, të fundit për vitin 2021.
Kombëtarja e Kosovës pozicionohet në vendin e 111’të në ranklistën botërore, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e fundit e kombëtares tonë për këtë vit ishte ajo ndaj Greqisë në Athinë, ku “Dardanët” barazuan me rezultatin 1:1.
Vlen të theksohet se kombëtarja e Kosovës para disa ditësh ka mësuar edhe shortin për Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe fituesin e takimit Qipro-Estoni.
/GazetaBlic Sport



