Lajme

Përleshje me thika në Pejë, lëndohen disa persona

12/22/2021 23:31
nga:Genita C

Disa persona janë lënduar nga një përleshje me thika në një lokal në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili njoftoi se janë lënduar tre persona.

“Fillimisht ndodhi një përleshje mes disa personave, ku më pas u përdorën edhe mjete të ftohta (thikë). Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante”, ka thënë ai.