Lajme

Moti për nesër

12/22/2021 19:31
nga:Y I

Deri në fundjavë mbetet mot i qëndrueshëm, me temperatura në rritje nga dita e premte njofton Prishtina Weather, raporton Gazeta Blic.

Nga e diela priten edhe reshje shiu.

Njoftimi i plotë:

23.12 – Ftohtë, kryesisht me diell e ngrica në mëngjes. Në mbrëmje me vransira kalimtare.

24.12 – Pjesërisht vranët.

25.12 – Vransira, e ditën intervale me diell.

26.12 – Kryesisht me vranira, e ditën intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.

27.12 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme, minimalet nga -6C rriten në 1C të shtunën e 5C ditën e hënë. Edhe maksimalet shënojnë rritje deri në 8C të premten, e në fundjavë deri në 11C.

Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e juglindja të lehta dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes dhe mbetet në vlera të larta, e nga fundjava në rënie graduale në vlera normale.