Sporti

Ekskluzive: Kjo është paga astronomike e Lumbardh Dellovës tek FC Ballkani

12/22/2021 16:59
nga:Mergim Rreci

Ballkani e ka zyrtarizuar sot transferimin e futbollistit, Lumardh Dellova.

23 vjeçari që u shpall kampion me Prishtinën sezonin e kaluar dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar dhe nga dita e sotme do t’i mbrojë ngjyrat e Ballkanit.

Ai ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me skuadrën nga Suhareka.

Burime të GazetaBlic Sport kanë mësuar ekskluzivisht se ai do të fitojë një pagë prej 6 mijë euro në muaj, një pagë e majme në futbollin kosovar.

/GazetaBlic Sport/