Prokuroria e specializuar në Hagë ka dorëzuar si rreptësisht konfidenciale parashtresën e saj paraprake për rastin kundër Hashim Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, të cilët po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Sipas faqes së internetit të Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar të Kosovës, shkresa e procedurës paraprake, e nënshkruar nga prokurori i specializuar Jack Smith, i është dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake Nikola Giju më 17 dhjetor të këtij viti.
Dokumenti paraprak përmban një listë të përditësuar të dëshmitarëve dhe provave të prokurorisë. Siç u tha, prokuroria ka tërhequr një dëshmitar nga lista paraprake e dorëzuar më 22 tetor të këtij viti.
Në parashtresë theksohet se më 17 mars 2021, prokuroria ka paraqitur mbi 300 fakte të propozuara të dakorduara që duhej të merreshin parasysh nga mbrojtja dhe se deri më sot vetëm mbrojtja e Jakup Krasniqit është pajtuar me katër fakte konkrete lidhur me historikun e të akuzuarit.
Zgjedhjet nacionale, lojë e opozitës apo shpëtim për kryeministrin Kurti?!


