Lajme

Arrestohet serbi në Merdar, tentoi ta korruptojë zyrtarin policor

12/22/2021 10:02
nga:Q R

Policia kufitare në Merdar ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas serb, i cili kishte tentuar t’i jap ryshfet zyrtarit policor në vlerë prej 50 eurosh.

Në raportin e Policisë për 24 orët e fundit thuhet se të martën, më 21.21.2021, është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi i njëjti ka tentuar ti jep ryshfet zyrtarit policor në vlerë 50 euro duke i futur ato në dokumentet e veturës.

“Lidhur me rastin janë njoftuar njësiti i krimeve ekonomike, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia.

Dhuratat që dyshohet se morën zyrtarët e arrestuar në këmbim të lëshimit të lejeve për ndërtime në Brezovicë