Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media pas takimit të “Open Balkan” në Tiranë , është pyetur nga gazetarët nëse do të lejohej që Republika e Kosovës t’i bashkohej kësaj iniciative me emrin dhe flamurin shtetëror.
“A do te lejoni që ajo të bëhet pjesë e bisedimeve me emrin dhe flamurin e saj”, e ka pyetur gazetarja shqiptare presidentin serb.
Vuçiq teksa është përgjigjur për këtë pyetje, ka thënë se tri shtetet që e kanë nisur “Open Balkan” dhe gjithashtu edhe Prishtina dhe Beogradi kanë pikëpamje të ndryshme, megjithatë thotë se pikëpamjet e ndryshme nuk do të duhej të ishin arsye për të mos diskutuar dhe për të mos u bërë pjesë e iniciativës.
“Ne kemi pikëpamje të ndryshme lidhur me Kosovën. Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut kanë pikëpamje të ndryshme në raport me këtë çështje. Natyrisht, Beogradi dhe Prishtina kanë pikëpamje të ndryshme, por kjo nuk është arsye që të mos flasim, dhe kjo nuk është arsye që dikush të mos jetë pjesë e Ballkanit të Hapur”, ka thënë Vuçiq.
Tutje Vuçiq ka thënë se nuk është produktive që ftesa të vijë nga vetë presidenti serb, sepse sipas tij, Kosova nuk do pranonte të bëhej pjesë e nismës Open Balkan vetëm pse ftesa ka ardhur nga ai.
“Nëse do ta kisha problem që ata të shfaqeshin, apo në qoft se do të zgjidhnim statusin e cështjes politike, kjo është në juridiksionin e dialogut në Bruksel”, ka thënë tutje Vuçiq.