Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, ka publikuar fotografi bashkë me bashkëpartiakët e tij, duke paralajmëruar rikthim në skenën politike.
“Rikthimi…”, shkruan Hasani, në fotografinë e shoqëruar me zyrtarë të lartë të Nismës Socialdemokrate.
Nisma Socialdemokrate, në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit nuk arriti të hyjë në Kuvend, duke mbetur jashtë këtij institucioni për herë të parë, sa ekziston kjo parti.