FIFA është e vendosur të shtyejë përpara projektin e tyre për të organizuar Kupën e Botës çdo dy vite.
Federata Evropiane e Futbollit, UEFA bashkë me Federatën e Futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL, kanë kundërshtuar ashpër një ide të tillë, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë projekti i propozuar nga ish trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, po përkrahet shumë nga FIFA që po insiston ta implementojë sa më parë.
Raportimet e fundit tregojnë se FIFA i ka premtuar çdo federate 16 milionë euro shtesë nëse jetësohet ky projekt.
Projekti mund të aprovohet në mars, dhe nëse një gjë e tillë bëhet atëherë Kupa e Botës çdo dy vite do fillojë nga viti 2026.
Në këtë kompeticion do përfshihen 48 kombëtare që do ndahen në 16 grupe me tri skuadra.
/GazetaBlic Sport/


