Sporti

Rudiger flet pas barazimit ndaj Wolves: S’mund të jemi të lumtur

12/19/2021 23:38
nga:E K

Antonio Rudiger nuk ka qenë aspak i lumtur me barazimin e Chelsea ndaj Wolverhampton.

Skuadra e Chelsea bëri një tjetër hap të gabuar në Premier League, duke luajtur baras me Wolves.

Pas ndeshjes, disa komente për rezultatin ka dhënë mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger, i cili ka thënë se pas ndryshimeve në tabelë, nuk mund të jenë të lumtur.

“Me rrethanat aktuale, sigurisht se zhvillimi i lojës ishte më e lehta, por ne duhet të shohim tabelën kështu që po, nuk mund të jemi të lumtur me këtë pikë”, ka thënë Rudiger

“Fati nuk është në anën tonë, sepse ne nuk finalizuam rastet. Pjesa e parë nuk ishte më e mira për ne, ata dominuan por nuk ishin të rrezikshëm”, shtoi mes tjerash gjermani.

Rudiger dhe skuadra e tij janë tashmë gjashtë pikë pas liderëve të Manchester City dhe tri pikë prapa Liverpool.