Sporti

Napoli arrin fitore të madhe në San Siro ndaj Milan

12/19/2021 22:39
nga:E K

Napoli ka shënuar fitore të madhe ndaj Milan.

Skuadra mysafire arriti fitore minimale në San Siro me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në pjesën e parë të takimit më saktësisht në minutën e 4’të.

Realizatori i golit të vetëm ishte Elmas.

Kessie shënoi gol në minutën e 89’të për të barazuar rezultatin, por goli u anulua për offside.

/GazetaBlic Sport/