Sporti

Në Angli ndëshkojnë racizimin, një tifoz i Leeds përfundon në pranga

12/19/2021 13:25
nga:Lorik J

Racizimi mbetet një temë delikate e cila është prezente herë pas herë edhe në botën e futbollit.

Gjithnjë, janë kërkuar që masat për gjestet dhe koret raciste në stadium të jenë maksimale dhe nga Anglia duket se kanë nisur të aplikojnë ndëshkime maksimale.

Kështu në ndeshjen e djeshme të Premier League mes Leeds United dhe Arsenal të përfunduar me rezultatin 1-4, një tifoz i vendasve përfundoi në pranga teksa gjatë pjesës së parë të sfidës, nisi të ofendonte lojtarët e topçinjve, Nicolas Pepe dhe Nuno Tavares.

Këtë lajm e kanë konfirmuar edhe në klubin e Leeds teksa theksohet se klubi gjithashtu do të marrë masa maksimale duke përjashtuar përgjithmonë nga stadiumi persona të cilët ofendojnë kundërshtarët bazuar nga ngjyra e lëkurës, besimi apo edhe aspekte të tjera të jetës.