Sporti

Klopp bëri thirrje për vaksinim, lojtarët e Shrewsbury përgjigjen duke u vaksinuar në dhomat e zhveshjes

12/19/2021 09:02
nga:Lorik J

Lojtarët e Shrewsbury Town i janë përgjigjur thirrjes së Jurgen Klopp për vaksinimin kundër Covid-19 – duke bërë një gjë të tillë në dhomat e zhveshjes pas fitores së së shtunës ndaj Cheltenham Town.

Në stadium ishin prezent edhe disa mjekë, ku çdo anëtar i publikut mund të merrte një dozë nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe disa lojtarë të Shrewsbury-t shfrytëzuan mundësinë për ta bërë një gjë të tillë, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i qytetit, Steve Cotterill u godit nga një periudhë e rëndë e Covid-19 në fillim të këtij viti, e cila e la atë në kujdes intensiv për 69 ditë.

Lojtarët e Cotterill do të përballen me Liverpoolin e Klopp në raundin e tretë të FA Cup në Vitin e Ri.

/GazetaBlic Sport/