Lajme

Jozefina Topalli: Pas largimit të Bashës, radhën e ka Rama

12/18/2021 12:20
nga:Y I

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e konsideron masive pjesëmarrjen në referendumin e thirrur për shkarkimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Topalli, në një reagim në Facebook që e ka shoqëruar me foto nga procesi i votimit, thotë se pas largimit të Bashës e ka radhën Rama.

“Sot duhet të rrish në radhë për të votuar në Referendumin e PD për largimin e LB! Asnjëherë nuk ka pasur një pjesëmarrje demokratesh si kjo e sotmja. Kaq radhë nuk ka pasur as në ditën e votimeve”, shprehet ish-zv.kryetarja e PD.

“I qoftë dheu i lehtë”, demokratët në Elbasan e Korçë të zhgënjyer me Lulzim Bashën, thyejnë kartën e anëtarësisë së PD-së