Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeminitri Kurti që ta vizitoj për çdo ditë KEK-un.
“I bëj apel kryeministrit Kurti për dy veprime: që ta filllojë çdo ditë pune në KEK, bashkë me Ministren, gjatë gjithë dimrit dhe i dyti që ta paguajë koston e importit nga buxheti I këtij viti e të mos e bartë në buxhetin e vitit tjetër, sepse krijon pengesa të mëdha ne buxhetim të projekteve të tjera”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai e ka kritikuar Kurtin për mos buxhetimin për Ligjin për Paga.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se me buxhetin e ri, Albin Kurti po i diskriminon komunat që i udhëheq AAK.


