Sporti

Ngjarja e çuditshme, portieri merr të kuq pa filluar ndeshja, “kapet” nga VAR

12/16/2021 12:10
nga:Mergim Rreci

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në kampionatin e futbollit në Paraguai. Portieri Zhao Fernandes u ndëshkua me karton të kuq. Por ajo që bëri çudi ishte arsyeja e këtij vendimi.

Portieri ofendoi tifozët para finales së kupës. Një video e tij ka bërë namin nëpër rrjetet sociale.

Në të shihet gardiani duke bërë gjeste provokative. Arbitri ndërkohë nuk kishte parë asgjë, por në ndihmë i erdhi VAR-i, që e “spiunoi”. Lojtari u ndëshkua me karton të kuq për veprimet e tij/PS/.