Sipas La Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial është një opsion për Juventusin në afatin kalimtar të janarit.
Juventusi ka nevojë për një sulmues të ri pasi skuadra e Massimiliano Allegrit ka shënuar vetëm 23 gola në 17 ndeshje në Serie A këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.
Shumë sulmues nga e gjithë Evropa janë lidhur me një lëvizje në Torino në janar, nga Dusan Vlahovic te Edinson Cavani, nga Mauro Icardi te Gianluca Scamacca.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Anthony Martial i Manchester United është një tjetër opsion në tavolinë për Bianconerët.
Francezi dëshiron të largohet nga Old Trafford si huazim ose në një marrëveshje të përhershme.
/GazetaBlic Sport/


