Abdixhiku e quajti Qeverinë të paaftë për krizën energjetike, i përgjigjet Konjufca
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për krizën energjetike që ka përfshirë vendin, ku tha se jo krizë ka qenë e paralajmëruar, por se këto paralajmërime s’ishin dëgjuar.
Madje Abdixhiku e ka quajtur Qeverinë Kurti të paaftë, tallëse dhe të vonuar, derisa ka pyetur se kë do ta fajësojnë tash për këtë krizë, kur i kanë të vendosur njerëzit e vet në KEK e çdo institucion tjetër energjetik.
Lidhur me këtë ka reaguar Konjufca duke thënë se nuk duhet të akuzohet Qeveria pse kriza energjetike ka kapluar vendin tonë.
Ai madje e bëri një krahasim, duke thënë se “Me akuzu Qeverinë që kriza ka ardh, është sikur me thon qeveria gjermane është e paafte se ka 60 mijë raste COVID edhe ata kurgjo spo dinë”.
“Çështja është ndryshe, kësaj radhe për ngritjen e cmimeve, tash gjatë veres nuk e ke vrejt fare se 800 deri 900 i prodhojnë gjithë…Me i importu kena importu gjithë, qita nuk po e kuptojnë njerëzit, tash vetëm debati u bo, kur kryeministri doli në konferencë”, tha Konjufca në Klan Kosova.