Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për medie u zotua se do të sigurojë furnizimin me energji elektrike, shkruan Gazeta Blic.
Kurti në këtë konferencë, ka thënë se kjo krizë ka ardhur si shkak i vendimeve të këqija për dy dekada.
“Zotohem për sigurim të furnizimit, megjithatë na duhet së bashku ta tejkalojm. Po vuajmë pasojat e vendimeve të kqija për dy dekada, por, ja që ishte më me leverdi të vidhej nga KEK-u se sa të investohej në KEK. Ata që na sollen në këtë ditë le të na kursejnë nga leksionet”, ka thënë Kurti para medieve.
Kurti dha detaje nga gjendja momentale me energji elektrike.
Ai shtoi se momentalisht dy blloqe të termocentralit Kosova A janë jashtë funksionit.
“Dy blloqe të termocentralit Kosova A janë jashtë funksionit. Kjo për shkak të avarive të paparashikuara”, tha fillimisht Kurti.Ndërkaq, kryeministri premtoi angazhim rreth kësaj çështje, ku parashihet ndarje e buxhetit për ta ndihmuar importin e furnizimit me energji elektrike.


