Sporti

Galliani: Milanin po e penalizojnë lëndimet, por shpresoj që do të luftojnë për Scudetton deri në fund”

12/14/2021 17:00
nga:Mergim Rreci

Adriano Galliani, ish-CEO i Milanit tani në Monza, foli për SportMediaset për garën e Scudettos.

Sipas tij, skuadra e Milanit po penalizohet nga mungesat e shumta, teksa shton se shpreson që lojtarët e Piolit të garojnë deri në fund, përcjell GazetaBlic Sport.

“Milani ishte i pafat sepse kishte shumë dëmtime. Por pasi isha me Ibrahimovic në prezantimin e librit të tij, pashë forcën dhe vendosmërinë e tij dhe prandaj besoj dhe mbi të gjitha shpresoj që Milani të mund të luftojë deri në fund për Scudetton”, tha shkurtimisht Galliani.

Vlen të theksohet se  Inter tejkaloi Milanin në renditjen tabelare në vikend pas fitores së Nerazzurëve ndaj Cagliarit dhe barazimit të Rossonerëve ndaj Udineses.

/GazetaBlic Sport