Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka votuar raportin me amendamente për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.
Kryetari i Komisionit, Armend Muja tha se të gjitha komisionet përkatëse kanë konstatua se buxheti i plotëson kushte dhe si i tillë mund të dërgohet në Kryesi të Kuvendit.
“Komisioni për Integrim e ka shqyrtuar Projektligjin dhe ka vlerësuat është në rregull me legjislacionin e BE-së”, tha ai.
“Komisioni për të Drejta, Interesat dhe Kthim të Komuniteteve ka vlerësuar se amendamentet nuk prekin të drejtat e komuniteteve”, tha Muja.
Gjatë së hënës buxheti është miratuar në Komisionin për Legjislacion dhe atë për të Drejta, Interesat dhe Kthim të Komuniteteve. Ekonomiaonline
Gjermani: Vdes në aksident trafiku një 25 vjeçare nga Kosova


