Sporti

Lajmi i fundit: Shorti i Ligës së Kampionëve mund të përsëritet!

12/13/2021 13:28
nga:E K

Shorti i Ligës së Kampionëve është hedhur sot.

16 skuadrat e Champions League, tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë shorti mund të përsëritet.

Kjo si pasojë e një gabimi teknik që ndodhi gjatë tërheqjes së shortit kur në kundërshtarin e Villarreal u tërhoq Manchester United.

Zyrtari i UEFA më pas deklaroi se këto skuadra nuk mund të përballeshin pasi ato ishin në të njëjtin grup.

Pas këti gabimi ky short mund të përsëritet përsëri.

/GazetaBlic Sport/