Sot është mbajtur mbledhja e Kuvendit Komunal të Rahovecit e thirrur nga anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Rahovecit.
Mbledhja ishte caktuar që të fillonte në orën 10:00, në sallën e KK Rahovec.
Dhe për këtë mbledhje kishe rend dite vetëm një pikë, Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit.
Asamblistët e AAK-së propozuan Afrim Dinën për kryesues të kuvendit, por zgjedhja e tij dështoi pasi nuk patën shumicën e votave të asmbleistëve.
Përndryshe 3 partitë e tjera opozitare LVV, PDK dhe LDK, në shenjë proteste lëshuan sallën e Kuvendit.