Malisheva dhe Dukagjini janë duke u përballur në ndeshjen e fundit të gjysmë sezonit të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave u mbyllë me avantazh minimal 0-1 për Dukagjinin, shkruan GazetaBlic Sport.
Goli i parë në këtë takim erdhi në minutat shtesë të takimit.
Në minutën e 44, Dukagjini gjeti golin me anë të Ahmetit, i cili shënoi një super gol nga distanca
Rastin më të mirë për Malishevën e pati Kryeziu.
Skuadra vendase me anë të Kryeziut kërcënoi seriozisht portën e Dukagjinit në minutën e 26’të të takimit por goditja e tij qëlloi vetëm shtyllën.
/GazetaBlic Sport/


