Sporti

Tonali pas barazimit ndaj Udinese: E çuam dëm pjesën e parë

12/12/2021 13:00
nga:E K

Sandro Tonali pranon se Milani “e hodhi poshtë pjesën e parë” të barazimit 1-1 me Udinese dhe duhet të gjejë alternativa taktike në të ardhmen.

Beto shënoi pas një gabimi të Ismael Bennacer, por Rossonerët shënuan golin e barazimit me goditje akrobatike të Zlatan Ibrahimovic, përcjell GazetaBlic Sport.

“Dhemb, jemi të zhgënjyer pasi çuam dëm pjesën e parë, duke humbur shumë topa në mesfushë dhe duke e bërë të lehtë për ata që të kundër-sulmojnë”, ka thënë Tonali.

“Ne reaguam në pjesën e dytë, por ne jemi Milan dhe duhet të reagojmë akoma më shpejt”, deklaroi italiani.

/GazetaBlic Sport/