Lajme

Paralajmërim se vala e katër e koronavirusit do të jetë më ndryshe, se që ishin valët tjera

12/12/2021 07:55
nga:Gazeta Blic

Ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski njoftoi rënia aktuale e infeksioneve me Covid-19 tregon se vala e katërt e koronavirusit është krejt ndryshe nga valët e përjetuara më parë.

Adam Niedzielski tha në Twitter se, gjatë dy ditëve të fundit është regjistruar një rënie e infeksioneve nga java në javë me mbi 5 përqind, që do të thotë se mesatarja ditore e dy javëve të fundit prej mbi 23,000 infeksionesh të reja më në fund po ulej.

Niedzielski tha se, shifrat tregonin se kulmi i valës së katërt aktuale Covid-19 ndryshonte në mënyrë të qartë nga valët e mëparshme.

Ministria e Shëndetësisë në Poloni raportoi dje 24,991 infeksione të reja me Covid-19, krahasuar me mesataren ditore të dy javëve të mëparshme prej 25,576.