Sporti

Gafë e pabesueshme në ndeshjen e Cityt, futbollisti detyron gjyqtarin ta nxjerrë me të kuq brenda pak sekondash

12/11/2021 21:43
nga:Mergim Rreci

Raul Jimenez sot ka shkruar historinë në kampionatin anglez të futbollit. Futbollisti meksikan i Wolwes, është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhave mëse të evitueshëm brenda pak sekondash në minutat shtesë të pjesës së parë të takimit ndaj Mançester Cityt.

Jimenez fillimisht bëri një ndërhyrje të gabuar në mesfushë dhe më u ndëshkua nga gjyqtari i ndeshjes. Por në momentin e rifillimit të lojës, ai pengoi ekzekutimin e goditjes së dënimit.

Edhe ky ishte një veprim i ndaluar dhe i ndëshkueshëm me karton të verdhë automatikisht. Një vendim i pamenduar mirë i lojtarit cilit gjyqtari praktikisht u detyrua t’i tregonte të verdhin e dytë e si rrjedhojë të kuqin, duke e larguar nga fusha e lojës.