Sporti

Steven Gerrard mposhtet në “Anfield”, Chelsea merr fitore dramatike, Arsenali shkëlqen ndaj Southamptonit të Brojas

12/11/2021 17:56
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tri ndeshjet të cilat filluan në ora 16:00 në Premier League.

Arsenali e ka mposhtur bindshëm Southamptonin, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 3 me 0, me golat që u shënuan nga Lacazette, Odegaard dhe Gabriel.

Broja nuk la gjurmë në këtë takim dhe u zëvendësua në minutën e 70-të.

Chelsea ka arritur më shumë mund fitoren ndaj Leeds United. Rapinhhna shënoi për epërsinë e mysafirëve, por Mount dhe Jorginho e përmbysen rezultatin në 2 me 1.

Megjithatë, më pas në skenë doli Gelhardt i cili shënoi për 2 me 2. Në fund të ndeshjes, Chelsea arriti fitoren e madhe me golin e dytë të Jorginhos nga penalltia për rezultatin 3 me 2.

Liverpooli ka arritur fitore shumë të rëndësishme ndaj Aston Villas së Steven Gerrard. Ndeshja përfundoi me rezultat 1 me 0, me golin e shënuar nga Mohamed Salah.

/GazetaBlic Sport/