Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit që u miratua dje në mbledhjen e Qeverisë, viktimave të dhunës në familje, viktimave të trafikimit me qenie njerëzore dhe viktimave të dhunimit, që kryesisht janë gra dhe vajza, do t’iu mundësohet qasje e menjëhershme në kompensim.
Sipas Kurtit, kjo për t’ua lehtësuar financiarisht përballjen me pasojat e dhunës por mbi të gjitha për t’ua njohur e pranuar dhimbjen që padrejtësisht e kanë vuajtur.
“Me Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit që miratuam dje në mbledhjen e Qeverisë, viktimave të dhunës në familje, viktimave të trafikimit me qenie njerëzore dhe viktimave të dhunimit, që kryesisht janë gra dhe vajza, do t’iu mundësohet qasje e menjëhershme në kompensim. Kjo për t’ua lehtësuar financiarisht përballjen me pasojat e dhunës por mbi të gjitha për t’ua njohur e pranuar dhimbjen që padrejtësisht e kanë vuajtur. Për t’u thënë e garantuar që nuk janë vetëm dhe nuk duhet të jenë” ka shkruar Kurti.
“Lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave është obligim institucional dhe etik për ta ruajtur jetën dhe për t’i mbrojtur të drejtat e garantuara, por është edhe përpjekje për barazi. Ky është obligim gjithashtu. I të gjitha ndërgjegjeve përparimtare”


