Sporti

Ibrakovic: Mungesat na penalizuan, në gjysmën tjetër të sezonit do të hyjmë me një fytyrë tjetër

12/11/2021 15:32
nga:E K

Llapi ka shënuar fitore dramatike me rezultat 3-2 ndaj Prishtinës.

Realizatorët e këtij takimi për Llapin ishin: Ismaili(autogol, 24′), Rivera (27′) dhe Kushtrim Shabani në minutën e 90+3, kurse pë Prishtinën shënuan, Arlind Shabani në minutën e 43’të dhe Sabian Lilaj në minutën e 61’të, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes për ‘ArtSport’ ka folur trajneri i Prishtinës, Ibrakovic, i cili tha se mungesat ishin problem i madh për Prishtinën.

“Për ne ka qenë hendikep pasi kemi pasur shumë mungesa të lojtarëve startues, u munduam ta rikthejmë rezultatin, por megjithatë mungesat e kanë bërë të vetën. Shihet që lojtarët janë të lodhur, pushimi do të na ndihmojë të hyjmë në gjysmën e sezonit tjetër me një fytyrë më ndryshe”, tha trajneri i Prishtinës, Ibrakovic.

/GazetaBlic Sport/