Bruno Fernandes, mesfushori kreativ i Manchester United, ishte lojtari me më shumë asistime në fazën e grupeve të Champions League.
Reprezentuesi portugez shtoi gjashtë pasime për golin në pesë ndeshje të luajtura, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë renditje, poshtë Bruno Fernandes, janë Antony, sulmuesi brazilian i Ajax-it, me pesë asistime për gol dhe në vendin e 3-të renditen gjermani Leroy Sané dhe francezi Kylliam Mbappé (PSG) të dy me katër asistime.



