Napoli dje e ka siguruar fitoren shumë të rëndësishme ndaj Leicester Cityt, 3 me 2.
Falë kësaj fitore skuadra italiane tashmë gjendet në raundin tjetër eliminues të Europa League, shkruan GazetaBlic Sport.
Rrahmani luajti 90 minuta në këtë takim dhe kishte paraqitje të mirë.
Pas takimit në një reagim të tij në Facebook, Rrahmani u shpreh tejet i lumtur për fitoren e madhe që mori Napoli.
“Vuajtëm, por morëm fitore të madhe”, shkroi Amiri në Facebook.
/GazetaBlic Sport/


