Paris Saint-Germain ka 33 lojtarë në listën e ekipit të parë dhe gjatë merkatos së dimrit klubi dëshiron që t’i lirojë disa lojtarë.
Sipas “L’Equipe“, trajneri Mauricio Pochettino nuk dëshiron të vazhdojë të ketë 33 lojtarë, pasi beson se kjo situatë ka ndikuar negativisht në punën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
PSG gjithashtu dëshiron të përfitojë nga largimi i disa lojtarëve me të cilët do të reduktonte gjithashtu shumën e madhe të pagave të klubit francez.
Paris Saint-Germain pritet të largojë lojtarë si: Mauro Icardi, Abdou Diallo, Kurzawa, Colin Dagna, Eric Junior Dina Ebimbe, Rafinha dhe Sergio Trigo.
/GazetaBlic Sport/


