Lajme

Gjykata merr vendim për shtetasin serb të dyshuar për krime lufte

12/09/2021 18:44
nga:Gazeta Blic

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh për të pandehurin D.A., i cili dyshohet të ketë kryer krime të luftës mbi popullatën civile dhe organizim të grupeve për kryerje të gjenocidit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.A e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPP-së për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale si më lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Bëhet fjalë për një shtetas serb, i cili u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Jarinje.