Sporti

Zyrtare: Ish lojtari i njohur i Juventusit pensionohet në moshën 34 vjeçare

12/09/2021 14:31
nga:E K

Ish-mbrojtësi i Udineses, Romës dhe Juventusit, Medhi Benatia, ka njoftuar pensionimin nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Ish-lojtari i Marokut ka vendosur të pensionohet pas aventurës së tij në Karagumruk në Turqi, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ka luajtur 153 herë në Serie A, duke shënuar 14 gola në këtë proces dhe ka falënderuar klubet me një letër.

“Që në moshë të re, kam pasur vetëm një ëndërr, të bëhem futbollist profesionist”, ka shkruar Benatia.

“Për të arritur atje më duhej të përpiqesha dhe të punoja shumë, të bëja sakrifica, por mbi të gjitha të vendosja synime të reja në çdo fazë të karrierës sime. Falë Zotit pata fatin të bëhem futbollist profesionist”.

“Pas më shumë se 15 vitesh shërbim të mirë dhe besnik ndaj futbollit, pasi kam luajtur në kompeticionet më prestigjioze, vendosa të mbyll karrierën time! Kam takuar njerëz të mrekullueshëm gjatë karrierës sime, të cilët më kanë lejuar të rritem, prandaj dua t’u them faleminderit të gjitha klubeve për të cilat kam luajtur: OM, Lorient, Tours, Clermont, Udinese, Roma, Bayern Munich, Juventus, Duhail, Karagumruk.”

“Thonë se fundi i një gjëje është gjithmonë fillimi i një tjetri… Pra, do të them të shihemi së shpejti, gjithmonë me punën dhe pasionin si udhërrëfyes. Medhi”, ka shkruar ai.

/GazetaBlic Sport