Sporti

Ibrahimovic: Jemi të zhgënjyer nga eliminimi në Champions League, por do bëjmë gjithçka për t’a fituar titullin në Itali

12/09/2021 13:30
nga:E K

Milan u mposht nga Liverpooli në shtëpi në ndeshjen vendimtare për t’u kualifikuar tutje në fazën e eliminimit të Champions League me rezultat 1-2.

Zlatan Ibrahimovic u shpreh se skuadra e Milanit është e mërzitur nga ky eliminim, por u shpreh se ‘Rossonerët‘ do të bëjnë gjithçka për të fituar titullin e kampionit në Itali, shkruan GazetaBlic Sport.

“Jemi të zhgënjyer me eliminimin nga Champions League, më vjen shumë keq dhe na vjen shumë keq, por do të luftojmë për të fituar Scudetton”.

“Ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar dhe nuk do të dorëzohemi. Në dështim ka edhe sukses, do të rritemi dhe do të fitojmë përvojë”, tha sulmuesi i Milan.

/GazetaBlic Sport/