Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj serbit D.A, të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga PSRK.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se është arrestuar një person me inicialet D.A. për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’. Gjithashtu, Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se serbi i dyshuar është arrestuar në pikën kufitare në Jarinje.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
I rastis të dëshmojë në gjykatën Speciale në ditëlindje, trupi gjykues uron gazetaren kosovare


