Lajme

I rastis të dëshmojë në gjykatën Speciale në ditëlindje, trupi gjykues uron gazetaren kosovare

12/09/2021 12:53
nga:N M

Gazetarja Elmedina Ballazhi sot është në pozitën e dëshmitares në seancën gjyqësore të rastit ndaj ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, dhe ish-nënkryetarit Nasim Haradinaj.

Ballazhi ka bërë të ditur se sot ka ditëlindjen e saj dhe është dëshmitare në rastin e Gucatit dhe Haradinajt.Asaj, ditëlindja iu uruar nga trupi gjyqësor që ishin të pranishëm në seancë, njofton Klankosova.tv.

Ballazhi është gazetarja e dytë që raporton para Speciales në rastin Gucati-Haradinaj. Para saj kishte raportuar gazetari i Infokus, Halil Berisha.

Kurti: Duam marrëveshje ligjërisht të obligueshme Kosovë-Serbi