Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, kanë organizuar protestë me 15 dhjetor, kundër vendimit të qeverisë për mbyllje të klubeve të natës dhe ahengjeve familjare, raporton Gazeta Blic.
“Boll mo. Durimit tonë i erdhi fundi”, është motoja e Shoqatës së Gastronomëve.
Njoftimi i plotë:
BOLL MA!
Durimit tonë i ka ardhë fundi!
Jemi tu duru që 19 muaj duke i mbajtë mbyllë Klubet e Natës e Sallat e Dasmave, pa asnjë mbështetje. Kafiterive e restauranteve vetëm po ju keqësohen punët përditë me rritje enorme të çmimeve, me kujdes ndaj konsumit, dhe ulje të profitit.
Qeveria e Kosovës po na kufizon e po na mban mbyllë, pa na dhënë asnjë ndihmë. Na kanë burgosë e as bukë spo na japin. Po i thërrasim e spo na përgjigjen. Po i kërkojmë pak mëshirë e të burgosur po na vrasin përditë.
Që 3 muaj jemi të shëruar e të vaksinuar, e kjo Qeveri po na mbajnë të izoluar.
Po na shkatërrojnë ekonominë, e po na e rrisin varfërinë!
BOLL MA! Durimit tonë i ka ardhë fundi!
Ju ftojmë ti bashkoheni zërit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe Odës së Hotelierisë e Turizmit të Kosovës, duke qenë pjesë e protestës sonë të madhe, për ti mbrojtur të drejtat tuaja dhe idealin tonë, për ta shpëtuar shëndetin tonë e mirëqenien tuaj!
Të mërkurën më 15 Dhjetor, në ora 13:00, të gjithë në sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë!
BOLL MA!