Pas debutimit të mirë ndaj Crystal Palace, është koha që Ralf Rangnick të debutojë në pankinën e Manchester United edhe në Champions League.
Në prag të ndeshjes kundër Young Boys, trajneri gjerman foli në konferencën për shtyp, ku zbuloi se disa lojtarë do të pushojnë për shkak të ndeshjeve të shumta, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk kam vendosur ende për formacionin por ka kuptim që do t’i lëmë disa lojtarë të pushojnë për shkak të orarit të ngarkuar. Ne duhet të sigurohemi që të rikuperojmë sa më shumë lojtarë të jetë e mundur, por gjithashtu kemi nevojë për një moment pozitiv. Humbëm ndeshjen e parë të këtij grupi me Young Boys, kështu që duhet ta rikuperojmë. A mund ta fitojmë Champions League? Shpejtë ta themi një gjë të tillë, por ambicia e klubit është të fitojë çdo garë”, tha fillimisht Ragnick.
Ndeshja mes Manchester United dhe Young Boys luhet nesër nga ora 21:00 në “Old Trafford”.
/GazetaBlic Sport


